Mesohet emri i arbitrit qe do te vendose drejtesi ne takimin e sotem ne mes Bylisit dhe Vllaznia, takim ky qe do te startoje ne oren 16.00 ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit.

Keshtu, Federata Shqiptare e Futbollit ka perzgjedhur arbitrin lushnjar Laver Alla per ta drejtuar kete ndeshje ndersa ndihmes te tij do te jene lushnjaret e tjere Devis Koreshi dhe Edlir Malo.

Arbitri i katert nderkohe eshte caktuar te jete fieraku Kreshnik Cjapi. Nderkohe vezhgues i takimit do te jete Arjan Mali nga qyteti i Patosit ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit Millan Baçi.

Ndeshja e pare per Vllaznia, ajo ndaj Laçit, nuk pati as me te voglin problem per gjykimin dhe shkodranet shpresojne qe keshtu do te ndodhe edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Bylisit qe eshte po aq e rendesishme.

Pergjegjesia me e madhe sigurisht qe bie mbi arbitrin kryesor Alla megjithate edhe te tjeret kane rolin e vet ne mbarevajtjen e nje ndeshje, por te gjithe shpresojne qe gjerat te shkojne ashtu si duhet.
www.shkodrasport.com