Sivjet mbush 81 vjeç por Dedë Bregu nuk ka nder mend te ndalet. Nje nga emrat e medhenj te historise se mundjes shkodrane, ndonese vendi po kalon dite te veshtira, nuk mund te qendroje ne vend.

Siç e shikoni edhe nga kjo foto, Mjeshtri i Madh eshte bashke me nipin e tij Marçelino Preken dhe ai çdo dite del per vrap sepse vetem keshtu mund te mbaje trupin ne forme. Bregu, mundohet te beje me te miren ne kete drejtim dhe shfrytezon ne maksimum faktin qe dy nipat e tij jane sportiste dhe vrapo bashke me ba.

Dy nipat, Klaudio Preka eshte voljebollist i Vllaznise dhe tjetri, Marçelinoja, futbollist me ekipin U17 te KF Shkodra, njekohesisht edhe titullar i kombetares se kesaj grupmoshe, nuk duan t’ia dine per karantinen dhe po kerkojne te mbajne trupin ne forme duke shfrytezuar faktin qe e kane shtepine ne periferi te qytetit.

Por atyre u bashkohet edhe gjyshi 81 vjeçar, ish- kampioni i mundjes dhe po ashtu, trajneri i njohur per shume vite i Vllaznise eshte shembulli me i mire i vitalitetit te nje sportisti qe nuk heq dore kurre nga pasioni i tij i madh i jetes.
© shkodrasport.com