Në javët e fundit janë përhapur shumë zëra për një rikthim të mundshëm të Harry Kane te Tottenham. Megjithatë, në intervistë për “Daily Mail”, sulmuesi anglez i ka hedhur poshtë këto thashetheme:

“Jam shumë i lumtur te Bayern Munich, nuk po mendoj për ndonjë rikthim në Angli.

Me Tottenham do të jetë gjithmonë ‘ne’, sepse kam kaluar gjithë jetën time aty. Jam tifoz i ‘Spurs’ dhe do t’i ndjek gjithmonë për të parë si luajnë.

Do të jenë gjithmonë pjesë e imja, por për momentin e dua jetën time këtu në Mynih, duke luajtur me një skuadër të madhe si Bayern Munich”.