Tek Vllaznia e volejbollit te femrave ka shume ndryshime. Diten e djeshme “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin e largimit te tre volejbollisteve te huaja, dy bjelloruseve Anna Knyzeva dhe Dayra Auramchyk dhe ruses Lyuboc Pronina.

Nje gje e tille sigurisht qe krijon pershtypjen e dobesimit te ekipit shkodran por ne fakt nuk mund te jete keshtu. Kjo sepse kohet e fundit me te eshte bashkuar edhe volejbollistja Klodeta Zhivani e cila ne fillim pati disa polemika me drejtuesit, por tashme jane sheshuar.

Pas saj, me ekipin u bashkua edhe Daniela Kodra, 18 vjeçarja shkodrane qe per disa kohe ishte ne Itali dhe tashte rikthyer per t’u vene serish ne dispoizicion te trajnerit Besnik Lisha.

Por rikthehet nuk do te ndalen ketu. Gazeta “Shkodra Sport” meson se prej pak ditesh me ekipin ka nisur serish stervitjen edhe volejbollistja Mandisa Kuçi. 19 vjeçarja e talentuar, pak kohe me pare pati disa polemika me drejtuesit dhe si rrjedhoje vendosi te largohej nga ekipi.

Megjithate tashme çdo gje mesa duket eshte lene pas dhe Kuçi i eshte bashkuar ekipit ne stervitje, duke qene kesisoj nje “perforcim” i rendesishem per te, per gjysmen e dyte te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/