Ian Wright e ka krahasuar rënien e Arsene Wenger te Arsenal me sëmundjen e Muhammad Ali apo me shëndoshë.

Edhe pse Arsene Wenger do të ketë mundësinë të fitojë për herë të parë trofeun e Kupës së Ligës së Anglisë, pas pak orësh në finalen kundër Manchester City, “topçinjtë” kanë dalë shumë shpejt jashtë garës për titull.

Ata renditen në vendin e gjashtë me 27 pikë më pak se Manchester City. Shumë tifozë të Arsenal kanë nisur të kërkojnë largimin e Wenger, edhe pse ai ka një kontratë deri në vitin 2019 me klubin londinez, duket se edhe “legjenda” e kësaj skuadre, Ian Wright ka të njëjtin mendim.

Në intervistën e tij për “The Sunday Times”, mes të tjerave, Wright tha: “Unë fola me Wenger për disa orë gjatë Kupës së Botës 2014, kur u takuan në Brazil.

Eshtë një njeri shumë tërheqësh dhe i këndshëm në bisedë. Gjatë bisedës ai tha se i pranonte të gjitha kritikat kur vinin nga njerëz që e donin. Unë jam një prej tyre.

Të shohësh atë duke vuajtur dhe duke rënë si trajner është njëlloj si të shohësh Ronaldon duke u shëndoshur apo Muhammad Ali që dridhet nga sëmundja.

Problemi i Wenger është se nuk po gjen zgjidhje për situatën e krijuar dhe duket se do të vazhdojë të qëndrojë në tunel derisa të largohet.”/telesport/