Manchester United ka fituar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Champions League duke mposhtur rivalët direkt të Chelsea-t me rezultatin 2-1.

Ishte një ndeshje spektakolare në Old Trafford, me të dyja skuadrat që kanë zhvilluar një ndeshje të madhe por në fund triumfues ishin Djajtë.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë teksa të dyja skuadrat sulmonin dhe mbroheshin me shumë lojtarë duke rezultuar në një ndeshje të rrjedhshme pa shumë ndalesa.

Ishte Willian ai që zhbllokoi rezultatin për miqtë pas një aksioni personal i ndihmuar nga vizioni magjik i Eden Hazard.

Braziliani merr topin nga gjysmëfusha e tij, pason për Hazard i cili pasi e kontrollon në mënyrë fantastike ia rikthen topin Willian që lëshon një predhë të pakapshme edhe për një portieri si De Gea.

Braziliani merr topin nga gjysmëfusha e tij, pason për Hazard i cili pasi e kontrollon në mënyrë fantastike ia rikthen topin Willian që lëshon një predhë të pakapshme edhe për një portieri si De Gea.

Pas pushimit skuadra më e mirë në fushë ishte United dhe Jesse Lingard, i futur në pjesën e dytë, ka treguar klasin e tij pas krosit të Lukaku-t duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Chelsea mundohet të reagojë në minutat e mbetura po United me menaxhoi mirë ndeshjen.

Një ndeshje e bukur, dhe në fund, ashtu si në fillim, të dy trajnerët i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit duke treguar se është rikthyer paqja./telesport/