-Më 2 korrik 2018, lojtari dhe paraqitësi i kërkesës nënshkruan një kontratë pune të vlefshme nga 15 qershori 2018 deri më 15 qershor 2021. Sipas kontratës, lojtari do të përfitonte si vijon: 45,000 euro për sezonin 2018/2019; 50,000 euro për sezonin 2019/2020; 55,000 euro për sezonin 2020/2021.
-Më 29 gusht 2018, DHZK pranë FSHF-së dha një vendim, ku refuzoi pretendimin e lojtarit të ndërpresë marrëveshjen e punës me Vllazninë për kauzë të drejtë.
-Më 31 gusht 2018, lojtari, Vllaznia dhe Partizani arritën akordin për transferimin e Çinarit te “demat” kundrejt një pagese 40 mijë euro. Marrëveshja e transferimit përmbante një aneks, ku lojtari dhe Vllaznia deklaruan:
1. Se ata kurrë nuk kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje me palë të treta, qofshin ato natyrore apo juridike personat, nga të cilët kanë përfituar të drejta reale ose materiale mbi detyrimin dhe kartonin e lojtarit.
2. Vllaznia ka gjithë të drejtat për lojtarin, pa ndonjë pretendim apo ndërhyrje nga palët e treta.
3. Të gjitha pretendimet e bëra nga një palë e tretë do të kenë lidhje me klubin Vllaznia dhe lojtarin Erald Çinari. Më pas lojtari nënshkroi kontratë punë me të kuqtë nga 31 gushti 2018 deri më 30 qershor 2021, me një pagë prej 700 euro në muaj.