Vllaznia ka zhvilluar diten e djeshme te paren ndeshje miqesore, ate ndaj Teutes te cilen e ka humbur me rezultatin e ngushte 1-0. Per ata qe e kane ndjekur nga afer, paraqitja e kuqebluve nuk ka qene shume mbreselenese dhe kjo ne njefare menyre pritej sepse kishin vetem pak dite stervitje dhe po ashtu edhe shume pak lojtare ne dispozicion.

Por, kete ndeshje e ka ndjekur nga tribuna e stadiumit “Ismail Xhemali” te Pukes edhe ish- mesfushori i Vllaznise Amarildo Belisha. Sebashku me Elvin Beqiri ata kishin udhetuar nga Shkodra me idene per te pare ndryshimet tek kuqeblute ne prag te nisjes se sezonit te ri futbollistik.

Gazeta “Shkodra Sport” i ka marre nje interviste te shkurter Belishes, me se shumti per te marre nje mendim specialisti per ate se si e pa Vllaznine ne fushen e lojes.

– Belisha, dje keni qene ne Puke per te pare miqesoren e Vllaznise ndaj Teutes. Forca e zakonit per te qene ne stadium, apo ndonje arsye me shume?

Kisha deshire ta shikoje Vllaznine pas ndryshimeve te bera kohet e fundit dhe sapo Elvin Beqiri me propozoi te udhetonim drejt Pukes per ta pare kete ndeshje, menjehere thashe ‘po’. Kjo situata e krijuar se fundi nga pandemia na ka larguar disi nga futbolli por shpresojme qe te kthehet sa me shpejt normaliteti.

– Si t’u duk Vllaznia ne kete ndeshje?

Kuptohet qe pritshmerite nuk ishin te medha sepse dihet qe skuadra ende nuk eshte plotesuar me lojtaret e duhur dhe per me teper, stervitja ka filluar vetem nje jave me pare. Megjithate, me duhet ta pranoj se pashe nje Vllazni te vendosur mire ne fushe.

Lojtaret i pashe te perqendruar per te zbatuar detyrat qe u kishte dhene trajneri. Ne aspektin mbrojtes, Vllaznia funksionoi mire, por nuk mund te them te njejten gje per manovren sulmuse. Megjithate, e perseris, eshte shpejt per te folur.

– Si e sheh vazhdimesine e kesaj skuadre?

Besoj se edhe vete pjestaret e stafit e kane te qarte se i duhen lojtare me eksperience. Po ashtu, shpresoj qe ne ditet ne vazhdim Vllaznia te permiresohet ne te gjitha aspektet.

– Se fundi, nje mendim per dy blerjet e deritanishme, maqedonasin Isaevski dhe vlonjarin Hoxhaj?

Eshte heret per t’i gjykuar dhe nuk eshte e mira ta bejme nje gje te tille qe tani. Duhet t’i leme kohe te pershtaten me ekipin, por nga sa pashe ne kete ndeshje, ishin dy lojtare qe dine te luajne me topin.
www.shkodrasport.com