Edi Martini shpalli Teuten kampione te Shqiperise pas 27 vitesh mungese titulli ne Durres dhe padyshim qe ai ka nje merite te jashtezakonshme. Por nderkohe, ecuria e tij ne krye te kesaj skuadre ka patur oshilacionet e veta.

Në një rrëfim për “Panorama Sport”, kreu i klubit durrsak tregon të pathënat e sezonit që e mbylli si kampion. Hasanbelliu ka për të gjithë, nga ish-ortaku Bardhi, te Martini, Brdariç, Bregu dhe Krasniqi, ndërsa zbulon se drejtuesit e Partizanit e uruan të parët.

Jo një herë, po shumë herë. Të them të drejtën, jam mërzitur shpesh gjatë kampionatit, por sidomos kur u eliminuam nga Kupa e Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Po e them sot për herë të parë, që menjëherë pas humbjes 0-2 në Durrës, e largova Martinin.

ëtë ia kam thënë në sy edhe vetë trajnerit, por ishte koha e papërshtatshme atë moment dhe ndryshova mendim, sepse vetëm 3 ditë më pas luanim në Korçë për kampionat.

Jam shumë në konflikt me trajnerët në përgjithësi, gjithmonë bëjmë debate sa herë ka ndeshje të dobëta apo humbje që janë shumë të këqija. Me Starovën dhe Martinin, gjithnjë debatoj shumë në ditën pas ndeshjes, qoftë për mënyrën si luan skuadra, rezultatet etj.

Gjithmonë kam konflikte me ta, sepse nuk jam i kënaqur. Duke kërkuar llogari më tepër, unë mendoj se puna bëhet edhe më mirë.

Vllaznia ka bere nje paraqitje shume te mire dhe me këtë rast unë dua ta përgëzoj trajnerin e saj, Brdariç. Për mua ai është trajneri më i mirë i këtij sezoni në kampionatin shqiptar. Edhe pse me një grup të brishtë, ai bëri një superskuadër dhe e mbylli me dinjitet”- eshte shprehur Hasanbelliu.