Largimi i Gatuzos nga Napoli mund të vijojë me një varg ndryshimesh dhe në lojtarët e kësaj skuadre. Mbrojtësi shqiptar, Hysaj kishte fituar besimin e trajnerit italian, pavarësisht se e nisi dobët sezonin 2020-2021.

Shkodrani ishte titullar absolut deri në fund të kampionatit dhe mund të rinovonte me skuadrën. Megjithatë e ardhmja e Hysaj duket larg Napolit.

Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, Hysaj tashmë është në planet e ish-trajnerit të tij, Gatuzo, i cili do të donte ta merrte atë tek Fiorentina, duke pasur parasysh se kontrata e lojtarit me Napoin ka përfunduar.

Asnjë ofertë nuk është paraqitur ende tek agjenti i tij, por palët mund të takohen në ditët në vijim./Elio Hajdari-Sport Ekspres/