Vllaznia barazoi 1-1 ne ndeshjen e fundit ne Lezhe ndaj Beselidhjes por nga kampin kundershtar mesohet te kete patur rezerva sa i takon arbitrimit ne kete 90 minutes.
Sipas trajnerit te portiereve te kesaj skuadre Dashnor Hasani, arbitrat paten ndikimin e tyre ne kete ndeshje. Ne nje prononcim per “sportekspres.com”, ai eshte shprehur: “Ndaj Vllaznisë kishte shumë tifozë, të cilët dolën të zhgënjyer nga rezultati 1-1.
Gjithsesi jo nga loja e skuadrës sonë. Kjo ndodhi për shkak të gjykimit, që me vendimet e padrejta ndaj nesh na mohoi fitoren. Rëndësi ka që Besëlidhja luajti mirë dhe tregoi se është e denjë që synimin për ta mbyllur në vendin e dytë mund ta arrijë”.
Hasani më tej foli edhe për ndeshjen ndaj Korabit: “Do ta mbyllim me fitore këtë sezon në fushën tonë, por do të kërkojmë që gjykimi të mos jetë si ai me Vllazninë.
Do të japim maksimumin për këtë synim dhe do kërkonim që tifozët tanë të jenë si në ndeshjen me Vllazninë. Nuk do zhgënjejmë”. Ndeshja me Korabin zhvillohet të shtunën, prej orës 16:00.