Ditën e dielë në Elbasan janë luajtur ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë për vitin 2011. Në finale ka dalë ekipi i Vllaznisë së Shkodrës me Elbasanin vendas. Ka qenë një ndeshje përgjithësisht e fortë por në fund kanë triumfuar elbasanasit që kanë fituar me rezultatin 24-19. Në këtë ndeshje, tek formacion shkodran është dalluar hendbollisti Duraj që ka qenë edhe shënuesi më i mirë i ndeshjes me 9 gola.Rivaliteti në këtë takim dallohet qartë në rezultatin e pjesës së parë që ka qenë 10-9 për vendasit. Në këtë mënyrë, Vllaznia ka zënë vendin e dytë në Kupën e Shqipërisë duke bërë një paraqitje dinjitoze. Për të mbërritur deri në finale, shkodranët kishin kaluar më parë në gjysmëfinale ekipin e Tiranës me rezultatin 21-20.

shkodrasport.com