Napolit i ka mbetur edhe pak nga shpallja kampion, teksa këtë sezon u duk se napolitanët do të triumfonin që nga fillimi i kampionatit.

Asnjë skuadër në Itali nuk rivalizoi denjësisht me Napolin dhe prej javësh, të kaltrit kryesojnë me një diferencë të madhe pikësh.

Por, në Itali është hera e parë që asnjëra skuadër mes Juventusit, Interit dhe Milanit nuk rivalizon për titull 6 javë para fundit të kampionatit. Gjatë gjithë historisë, ishte të paktën njëra skuadër që rivalizonte, ndryshe nga ky sezon.

Tri skuadrat së bashku kanë fituar në total 67 tituj kampionë dhe vetëm në 3 raste, asnjëra prej tyre nuk është renditur në Top 3. Hera e fundit që në treshen më të mirë nuk bënte pjesë të paktën njëra prej këtyre skuadrave, ishte në vitin 1942 dhe që nga ai sezon nuk ka ndodhur.

Këtë sezon, lufta është e ashpër për një vend në Champions dhe asnjëra skuadër nuk e ka siguruar vendin e saj, me përjashtim të Napolit.