Skuadre Bylisit ka shkruar emrin e saj si fituesja e parë e kampionatit të U21 që mbylli edicionin e tij të parë sot. Ekipi i drejtuar nga Bekim Kuli ka triumfuar pasi ka mbajtur kreun për shumë javë dhe duke konkretizuar sot një dominim absolut në këtë kategori.
Fitorja 4-0 me Dinamon ngjiti Bylisin në kuotën e 63 pikëve pas 24 javëve, ku kanë regjistruar 21 fitore e vetëm 3 humbje, duke krijuar diferencën me të gjithë skuadrat ndjekëse.
Ndaj sot ekipi me meritë ka ngritur lart trofeun e kampionit në ceremoninë e zhvilluar në kompleksin “Bylis” në Ballsh.
Ndërkaq, podiumi i kampionatit është plotësuar nga Laçi i vendit të dytë dhe Vllaznia e vendit të tretë, më ketë grup skuadrash që ka qenë shumë më i shkëputur nga ekipet e tjera që morën pjesë në këtë kampionat të parë në historinë e futbollit shqiptar për këtë grupmoshë. /vipsport/