Mesfushori nga Kopliku Enis Çokaj do të jetë lojtari më i ri i Osijekut. Lojtari shqiptar nuk po gjen hapësira në radhët e klubit të Panathinajkosit. Osijeku ka përfituar nga kjo situatë për të përfituar shërbimet e 24-vjeçarit.

Klubi kroat nisi negociatat që prej një muaji më parë dhe tashmë kanë arritur marrëveshjen. Çokaj ka kryer sot vizitat mjekësore dhe nesër pritet të bëhet zyrtarizimi përpara mediave.

Formula për transferimin e tij është ajo e huazimit deri në verë, me mundësi blerjeje me kushte tashmë të paracaktuara. Trajneri Zekiçi merr kështu një përforcim mjaft cilësor, që për më tepër ka një përvojë të madhe në futbollin kroat.

Enis Çokaj ka kaluar ne shtator te vitit 2022 nga Lokomotiva e Zagrebite tek Panathinaikos, por tek kjo skuader ka gjetur shume pak hapesira. Ne sezonin aktual, ka qene ne fushe vetem ne dy ndeshje dhe ky eshte nje tregues i situates se tij.

Kujtojme qe futbollisti nga Çokaj pat qene edhe pjese e kombetares shqiptare me te cilen edhe pat luajtur 5 ndeshje dhe rikthimi ne Kroaci ka si objektiv edhe rikthimin serish tek kombetarja./SHKODRA-SPORT.COM/