Pas grumbullimit dy ditë më parë të dy futbollistë të Akademisë Vllaznia me kombëtaren U15 për miqësoren që ai zhvilloi në Elbasan, vjen një tjetër lajm i mirë për këtë Akademi.

Ditën e sotme dy pjestarë të tjerë të ekipit Vllaznia U15 janë bashkuar me kombëtaren U16 e cila do të marrë pjesë në një turne në Kroaci në datat 4-9 maj.

Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin Egert Selmani dhe mesfushorin Xhoel Hajdari. Ata sot janë bashkuar me kombëtaren U16 në Durrës ku do të qëndrojnë deri pas dy ditësh kur do të nisen drejt Kroacisë.

Hajdari është një nga lojtarët e spikatur të ekipit Vllaznia U15, ndërkohë që duhet thënë se Selmani prej disa kohësh është bërë pjesë e ekipit U17 teksa ka luajtur në formacion duke bërë paraqitje shumë të mira./SHKODRA-SPORT.COM/