Herald Marku ka lënë fazën përgatitore me Partizanin dhe pritet të kthehet në Shkodër. Mesfushori ka takuar dje gjithë shokët e skuadrës së kuqe për të ardhur në Shqipëri.

Futbollisti ka arritur akordin me Vllazninë dhe në orët në vazhdim pritet zyrtarizimi. Ditën e sotme, Marku pritet të marrë dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas t’i bashkohet zyrtarisht shkodranëve.

Kujtojmë që, Marku iu bashkua Partizanit në merkaton e verës së shkuar. Megjithatë, hapësirat në formacionin kryeqytetas ishin të pakta.

Kështu, me marrëveshje palët kanë ndërprerë bashkëpunimin për t’u rikthyer edhe një herë atje ku shkëlqeu, në Shkodër. Me pak fjalë, Herald Marku pritet të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë, teksa edhe firma në kontratë pritet të hidhet mbrëmjen e sotme ose gjatë ditës së nesërme.

Një gjë e tillë mbetet për t’u parë në bazë të proçedurave burokratike që mund të ndodhin në vijim. Ajo qe mund te themi eshte se Vllaznia e ka perfshire ne listen e ekipit qe do te udhetoje te merkuren drejt Austrise per stervitje.
Maringlen ZHIVANI