Në kohët e sotshme, rrjetet sociale zënë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit, sidomos të të rinjve dhe për më tepër futbollistëve, të cilët e përdorin edhe për efekt të aktivitetit të tyre. Këtij trendi të kohës nuk i kanë shpëtuar as futbollistët shkodranë.

“Shkodra Sport” i ka bërë një vëzhgim skuadrës së Vllaznisë, rreth përdorimit të “Instagramit”, me të gjithë futbollistët kuqeblu që kanë zyrtarisht një adresë aktive. Vetë klubi i Vllaznisë ka mbi pesë mijë fansa që ndjekin nga afër postimet që kryen klubi shkodran. Ndërkohë, për trajnerin Mirel Josa nuk gjendet asnjë “gjurmë” në rrjetet sociale sa i përket ndonjë adrese zyrtare.

Kështu, i pari që i prin listës si më i ndjekuri, shumë mbi të tjerët, është Herald Marku, me plot 14600-ndjekës. Pas tij, me një diferencë të vogël vjen kosovari Liridon Latifi, me 12900-ndjekës dhe podin e mbyll mbrojtësi Geralb Smajli, me 4377-ndjekës në “Instagram”. Marku dhe Latifi e kanë edhe të aprovuar nga vetë Instagrami në mënyrë zyrtare. Për të vijuar më pas, me kapitenin Erdenis Gurishta dhe Ardit Hoxhaj, që mbyllin 5-shen e parë të më të ndjekurve.

Më poshtë, është edhe renditja e ndjekësve të futbollistëve të Vllaznisë dhe faqes zyrtare të klubit në Instagram. /Maringlen ZHIVANI/

Herald Marku – 14600

Liridon Latifi – 12900

Faqja zyrtare e Vllaznisë – 5376

Geralb Smajli – 4377

Erdenis Gurishta – 4367

Ardit Hoxhaj – 4337

Dajan Shehi – 4435

Esat Mala – 3581

Lorik Boshnjaku – 3233

Esin Hakaj – 3030

Kristijan Vulaj – 2950

Kaina – 2866

Ante Aralica – 2675

Mehdi Çoba – 2097

Rejan Alivoda – 1810

Elvedin Heriç – 1711

Entoni Shkoza – 1528

Kristi Qarri – 1451

Flori Spahija – 1424

Darko Bulatoviç – 1322

Bojan Zogoviç – 1158

Paolo Pjeshka – 943

Antonio Delaj – 930

Egzon Shimaj – 865

Marko Juriç – 326

Arsid Kruja – 168