Për sfidën ndaj Apolonisë ka folur sot për mediat edhe mesfushori Herald Marku. Ai ka shprehur bindjen se Vllaznia do të luajë vetëm për fitore në këtë ndeshje, pavarësisht mungesave që ka në rradhët e saj.
– Marku, çfarë ndodhi në Laç?
Ne po zhvillonim një lojë të mirë,sidomos pjesën e parë patëm shumë mundësi,patëm shumë raste.Ju përmbajtëm detyrave që na jep trajneri,por,sic kemi shënuar ndeshjet e fundit,këtë rradhë fati nuk ishte me ne dhe pësuam,morëm atë humbje.Sigurisht është humbje që dhemb, për nga mënyra se si na erdhi,ishte edhe në minutat e fundit,por që, ne dimë të reagojmë, kështu që e kemi harruar dhe jemi fokusuar tek ndeshja me Apoloninë.
– Ka ndikuar kjo humbje tek morali i skuadrës para ndeshjes me Apoloninë?
Jo, nuk besoj. U tha kështu edhe pas ndeshjes me Kukësin dhe ne ditëm të reagojmë. Diskutohet që kemi patur mërzitje apo nuk ka qenë e njejta atmosferë ditët e para në stërvitje, për shkak të humbjes, por atë e kemi lënë pas tashmë dhe kemi marrë një mësim nga ajo humbje por duhet të vazhdojmë përpara.
– Edhe tre ndeshje deri në fund të këtij viti. Do të jetë Vllaznia “kampione dimri”?
Ashtu siç e ka thënë edhe trajneri, objektivi i Vllaznisë është ndeshja e rradhës, kështu që ne do të japim më të mirën në ndeshjen e rradhës. Do mundohemi t’i marrim maksimumin dhe për sa i përket kampionit të dimrit, të shohim pas 3 ndeshjeve.
-Humbja me Apoloninë do të ishte një dështim për Vllazninë?
Ne gjithmonë pretendojmë fitoren. Fusha i ka të trija rezultatet kështu që duhet t’ja lëjmë fushës.
– Mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm nesër. Sa do të ndikojnë ato tek loja e skuadrës?
Sigurisht janë mungesa të rëndëshishme,pasi ekipi kishte krijuar ekuilibër me ato lojtarë,por e kam thënë edhe më parë që ekipi ka mjaftueshëm lojtarë që mund të zevëndësojë dhe do e bejnë më së miri kështu që nuk do të jenë problem mungesat.
– Te Vllaznia presin shumë sivjet. A i ka ajo kapacitet e duhura për të qenë pretendente?
Nga Vllaznia çdo vit është pritur shumë, por besoj se këtë vit gjërat kanë marrë për mirë dhe skuadra i ka edhe cilësitë dhe aftësitë për ta vazhduar këtë gjë deri në fund.