Të dielën në orën 16:00 Vllaznia pret në shtëpi Luftëtarin, ndeshje e vlefshme për javën e 5 të Superiores. Deri më tani, shkodranët kanë 5 pikë në tabelën e klasifikimit, por në 4 javët e para kane regjistruar 1 fitore, kane barazuar 2 herë dhe jane mundur vetëm 1 herë.

Përsa i përket ndeshjes me bluzinjtë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta mbajnë të fokusuar skuadrën, e të mos komunikojnë me mediat pa marrë leje për diçka të tillë.

Kjo behet me qellimin e qarte per ta patur skuadren nen kontroll dhe te perqendruar maksimalisht per kete ndeshje te cilen duhet ta fitojne patjeter ne menyre qe te permiresojne edhe pozicionin ne renditje.

Shumë interesante pritet të jetë kjo sfidë, sepse edhe Luftëtari është rikthyer në lojë me fitoren në javën e fundit, atë ndaj Flamurtarit në Gjirokastër me rezultatin 2-1.

Ndeshja do te luhet pa pranine e tifozeve ne stadiumin “Loro Boriçi” per shkak te denimit te fushes se Vllaznise per incidentet e ndodhura ne ndeshjen e javes se trete ndaj Tiranes.
www.shkodrasport.com