Mesditen e sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Champions League të femrave. Në këtë short ka qenë edhe emri i Vllaznisë së Shkodrës si kampionia në fuqi e Shqipërisë. Ajo tashmë ka mësuar edhe emrat e ekipeve rivale. Vajzat shkodrane do të jenë në grupin e 10-të, atë të fundit të këtij shorti dhe përballë saj shorti i ka vënë ekipin kampion të Bosnjës, atë SFK 2000 Sarajevo, kampionen e Greqisë PAOK të Selanikut dhe kampionen e Luksemburgut Bettembourg.
Ndeshjet e kësaj faze të parë të Champions League, do të zhvillohen në datat 22-28 gusht në Bosnjë. Natyrisht që në pamje të parë është një short i pëlqyeshëm dhe tashmë i mbetet Vllaznisë të tregojë forcën e saj për të hedhur hapin historik, atë të kalimit për herë të parë të këtij turi. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet kjo gjë apo jo por objektivi është i qartë: do tentohet deri në fund kjo gjë.
© shkodrasport.com