Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh short i “Final Four” për vajza. Nga ky short u zbuluan dyshet e fazës gjysmëfinale, nga ku doli që Tirana do të përballet me Apoloninë, teksa Partizani me Vllazninë.

Ndeshjet e para të gjysmëfinale do të zhvillohen në datën 3 maj, ndërsa takimet e kthimit më 7 maj, teksa finalja luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve luhen në fushën e skuadrës që renditet më poshtë, në rast barazimi kualifikohet ekipi që është më sipër në renditje.

Qe do te thote se Vllaznia sfiden e pare do ta luaje ne transferte ndaj Partizanit pikerisht me 3 maj ne “Arena e Demave” dhe ajo e kthimit kater dite me vone ne Shkoder dhe padyshim qe objektivi do te jete kualifikimi dhe kalimi ne finalen per titullin kampion./www.shkodrasport.com/