Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMOSHATHidhet shorti i kampionatit të moshave. Akademia Vllaznia e nis nga Internacionali

Hidhet shorti i kampionatit të moshave. Akademia Vllaznia e nis nga Internacionali

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot shortin e kampionateve të kategorisë Superiore për moshat U-19 dhe U-19. Përveç ekipeve të Vllaznisë, siç dihet sivjet do të marrin pjesë në mes ekipeve më të mira të moshave të Shqipërisë edhe dy ekipet e Albanian Ajax School (AAS). Ata e kanë fituar këtë të drejtë pas paraqitjes së shkëlqyer që kanë bërë sezonin e kaluar në kategorinë e parë.

Sipas shortit të hedhur sot, në javën e parë të kampionatit U-19, Vllaznia kampione në fuqi do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u ndeshur me ekipin Internacional ndërsa AAS U-19 do të luajë në Lezhë ndaj Portos.

Sa i takon kalendarit të kampionatit U-17 është i njëjti short për ndeshjet e javës së parë. Pra Vllaznia U-17 do të luajë ndaj Internacionalit ndërsa AAS U-17 ndaj Portos. Kampionati do të fillojë këtë të dielë dhe pritet të ketë jo pak rivalitet në mes 10 ekipeve pjesmarrëse

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments