Në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për kualifikueset e Europianit për femrat U19. Europiani i cili do të luhet në Gjeorgji, në vitin 2020. Kështu, Shqipëria kanë njohur edhe kundërshtarët e saj dhe bën pjesë në një grup mjaft të vështirë.

Goglat e kanë vendosur ekipin kuqezi në grupin e tretë, aty ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Portugalia e Azerbajxhani. Ndeshjet do të luhen të gjitha në Portugali vitin e ardhshëm, ku në datat 2, 5 dhe 8 tetor, femrat kuqezi do të zbresin në fushë.

Në “Elite Round” kalojnë të gjitha vendet e para dhe të dyta nga 12 grupet me nga 4 skuadra secila, ndërkohë që 12 vendeve të para dhe të dyta, u shtohen edhe 4 vendet e treta më të mira. Shqipëria U19 drejtohet nga trajneri Nevil Dede. /VipSport/