Gonzalo Higuain është kthyer në një çështje te Juventusi. Argjentinasi u largua nga klubi drejt vendlindjes për shkak të sëmundjes së nënës, mirëpo ende nuk ka marrë vendimin për t’u rikthyer në Itali.

Sulmuesi e di se është jashtë planeve tëklubit për sezonin e ardhshëm, ndaj po mendon për një tjetër zgjidhje.

Para pak ditëve doli në skenë një interesim nga ana e Atketiko Madrid, megjithatë mediat italiane bëjnë të ditur se kjo pistë nuk është konkrete. Alternativat më të mira janë ato të vazhduarit të karrierës në MLS apo te River Plejt.

Por, në këtë mes duket sikur “Pipita” ka humbur motivimin dhe një opsion është edhe përfundimi i parakohshëm i karrierës. Aktualisht, Higuain është 32-vjeç dhe të paktën dy vite mund të garantojë gola me prezencën e tij në qëndër të zonës. Mbetet për t’u parë cili do jetë vendimi i sulmuesit, nëse një eksperiencë e re mund ta ekzaltojë sërish. /VipSport/