Ndërsa pritet “bilbili” për të rinisur edhe kampionati shqiptar, shumë shtete europiane kanë dhënë “OK” për të filluar sezonin aty ku mbeti prej Coronavirusit. Franca ishte shteti i parë që i dha fund futbollit duke shpallur kampione PSG-në, ndërsa Gjermania është vendi i parë ku do të rinisë aktiviteti futbollistik.

Të shtunën do të luhen ndeshjet e Bundesligës, ndërsa priten lajme edhe rreth kampionateve kombëtare në shtetet e tjera. Më poshtë mund të gjeni planin për të rinisur futbollin.

PLANET:

SHQIPËRI – Është përpiluar plani dhe kalendari i plotë për të provuar që të riniset në datën 31 maj.

ARMENI – Mendon të rinisë në datën 23 maj.

ANDORRË – Në pritje për të marrë një vendim final.

AUSTRI – Plani është të nisë në fund të majit, por pa datë të përcaktuar.

AZERBAJXHAN – Mendohet rinisja më 14 maj.

BJELLORUSI – Kampionati do rinisë më 19 maj.

BELGJIKË – Ishte liga e parë që u pozicionua dhe vendosi anulimin e kampionatit. Por ky vendim u ratifikua, pas shtyrjes së Asamblesë.

BOSNJË – Rinisja do të vijë mes datave 1 dhe 15 qershor.

BULLGARI – Rifillimi i vendosur mes 5 dhe 12 qershorit.

QIPRO – Rifillimi është përcaktuar për më 9 qershor.

KROACI – Mendohet rifillimi në datën 6 qershor.

DANIMARKË – Do rinisë zyrtarisht më 29 maj.

ESTONI – Rifillimi është fiksuar për më 19 maj.

ISHUJT FAROE – Kampionati rinisi më 9 javë, u luajtën ndeshjet e para.

FINLANDË – Po vlerësohet rifillimi në muajin korrik.

FRANCË – Kampionati u anulua zyrtarisht më 30 prill, por duke akorduar titullin kampion dhe duke zbatuar edhe zbritjet nga kategoria. Në këtë vend punohet për sezonin 2020-2021, ndonëse një prapakthehu surprizë nuk mohohet, duke parë shumë klube që po mendojnë denoncimet.

UELLS – Rifillimi është menduar për në datën 2 qershor.

GJEORGI – Ende asnjë vendim i marrë.

GJERMANI – E para mes ligave të mëdha që do të rinisë këtë fundjavë, datë 16 maj dhe mbyllja e sezonit do të vijë në fundjavën e 27-28 qershorit.

GJIBRALTAR – Kampionat i anuluar.

GREQI – Rifillimi mendohet për në datën 6 qershor.

KAZAKISTAN – Rikthimi në fushë, zyrtarisht më 31 maj.

KOSOVË – Ultimatumi për rinisjen është mes datave 30 maj dhe 1 qershor. Ndryshe nuk do të vazhdojë më.

ANGLI – Objektivi është rinisja mes 9 dhe 12 qershorit. Dje ka ardhur OKi i qeverisë që Premier Liga të zgjedhë datën pas 1 qershorit e në vazhdim, por sigurisht me dyer të mbyllura.

IRLANDË – Plani është rinisja përpara muajit korrik, ose frenohet gjithçka.

ISLANDË – Riniset zyrtarisht më 13 qershor.

IZRAEL – Rifillohet më 30 maj.

ITALI – Objektivi është rifillimi mes 12 dhe 14 qershorit. Dje erdhi OK-i i qeverisë që stërvitjet në grup të nisin nga 18 maji (e hëna e ardhshme). Tani “topi” u kalon klubeve dhe lojtarëve për të respektuar me rigorozitet protokollin e masave të sigurisë.

LETONI – Mendohet rinisja nëçdo datë të muajit qershor.

LITUANI – Rifillohet zyrtarisht më 29 maj.

LUKSEMBURG – Kampionat i anuluar zyrtarisht.

MOLDAVI – Rikthimi i kampionatit brenda datës 20 qershor.

MALI I ZI – Rinis zyrtarisht më 2 qershor.

NORVEGJI – Rifillohet më 16 qershor.

HOLANDË – Kampionat i anuluar pa dhënien e titullit dhe frenimin e zbritjeve nga kategoria. Por kujdes, pasi Utrehti e ka denoncuar vendimin.

POLONI – Rinisja më 29 maj.

PORTUGALI – Rifillimi është fiksuar për më 30 maj, por Kategoria e Dytë e më poshtë janë anuluar të gjitha.

REPUBLIKAÇEKE – Rifillohet më 29 maj.

RUMANI – Të gjithë në fushë duke nisur nga 5 qershori.

RUSI – Rinisja është lënë në dorë të federatës, për një datë mes 21 dhe 28 qershorit.

SKOCI – Pritet vetëm vendimi për Premiershipin. Ndërsa Kategoria e Dytë, e Tretë dhe e Katërt janë anuluar.

SERBI – Rinis zyrtarisht më 30 maj.

SLLOVAKI – Po vlerësohet rifillimi në muajin qershor.

SLLOVENI – Ende asnjë vendim.

SPANJË – La Liga ka dëshirë për fundjavën e 12-14 qershorit. Por në këtë kampionat problemi nuk është qeveria dhe Liga, por dyshimet e shumë futbollistëve mes të cilëve edhe nga klubet e mëdha.

SUEDI – 14 qershori është data e përcaktuar, por jo e zyrtarizuar.

ZVICËR – Rinisja zyrtarisht më 8 qershor.

TURQI – Rinisja e aprovuar më 12 qershor.

UKRAINË – Rifillimi në datat 28-29 maj.

HUNGARI – Rinis zyrtarisht më 23 maj.