Ky sport fillimet e tij në Shqipëri I ka në vitin 1919 pikërisht në shkollën “Harry Fultz”. Në atë shkollë kishte edhe shkodranë si nxënës dhe njëri prej tyre pikërisht Qazim Dervishi do kontribunote që ta çonte këtë sport në qytetin e tij të lindjes. Pikërisht ky njeri konsiderohet si protagonisti I sjelljes së këtij sporti në Shkodër. Jo më kot edhe pallati I sportit mban emrin e tij.
Zyrtarisht basketbolli në Shkodër ka filluar të luhet në vitin 1926. Këto janë të dhënat që ekzistojnë. Ka qenë një ndeshje e zhvilluar në fushën e vjetër të sportit. Forma e organizuar e kësaj loje nisi nga vitet 1929-30. Ata që e ushtronin këtë lojë ishin nxënësit e gjimnazit të Shtetit, të Jezuitëve, të Françeskanëve, konviktit “Malet tona” etj. Filluan të organizohen kampionatet e para mes shkollave dhe në vitet 1935-39, kjo lojë mori një nivel të mirë teknik dhe taktik. Nisin të zhvillohen edhe ndeshje mes liceve të Shkodrës, Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës.
Ndër lojtarët kryesorë të atyre viteve përmenden Sandër Kraja, Vasil Konomi etj. Më pas do të dalin emra të tjerë si Abedin Arifi, Abaz Shehu, Xheladin Hana, e më pas Qazim Luli, Xheladin Fishta, Enver Bushati, Sadush Kumbaro, Adem Fishta, Gani Duli, Jonuz Tuli, Vladimir Misja, Hamid Beqja, Esat Haxhi etj. Pas çlirimit të vendit, u krijuan sërish ekipet e basketbollit. Meshkujt nga ana e tyre megjithëse marrin pjesë rregullisht në kampionat por pa arritur dot të marrin ndonjë titull kampion. Megjithatë ekipi shkodran do jetë gjithnjë protagonist në këto vite. Dallohen sportistë të tillë si Pertef Deveja e Vehbi Ademi, për të vazhduar me Esat Haxhin, Qemal Tafilicën, Alfred Uçin, Nuri çaushin e Ali Quku.
Madje që në kampionatin e parë të organizuar në vitin 1946, Vllaznia renditet e dyta dhe protagonistë të këtij ekipi ishin Sadush Kumbaro, Gani Duli, Hamit Beqja, Adem Fishta, Qazim Luli, Xhelal Boksi e Mërgim Korça. Trofeu I parë për basketbollin shkodran do jetë Kupa e Republikës fituar në vitin 1957. Atë vit ishte një brez sportistësh shumë të mirënjohur me Esat Haxhin, Muhamet Sokolin, Vehbi Ademin, Luan Shatkun, Sandër Lacën, Skënder Osmanin, Ali Qukun. Trofeun e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do ta fitonte edhe një vit më pas ndërkohë në vitin 1959 do të zhvilloheshin finalet e Spartakiadës së parë Kombëtare. Edhe këtu Vllaznia do ta thoshte ashtu siç duhet fjalën e saj duke zënë vendin e parë. Tashmë Esat Haxhi ka kaluar në postin e trajnerit megjithëse luan edhe vetë dhe drejton me shumë sukses sportistët e tjerë si Laca, Sokoli, Shatku, Osmani, Vehbi e Burhan Ademi.
Me fillimin e viteve ’60, në skenë do dalin basketbollistë të rinj të talentuar të cilët do ta thonë shpejt fjalën e tyre. Janë Agim Lahi, Bujar Golemi, Renato Radoja, Filip Guraziu, Vladimir Gjurba, Ndrek Gjinaj, Valter Kalaja, Zyhdi çoba, Petrit Osmani, Malo Zhabjaku, Bep Radoja. Duke u gërshetuar me elementin e vjetër, nuk do të vononin edhe sukseset. Mbi të gjithë do spikaste një: Renato Radoja, ai që do shpallej edhe një nga më të mirët e Kampionatit Ballkanik që u zhvillua në vitin 1965.
Sukseset në arenën kombëtare po vinin. Nuk do kalonte shumë kohë. Më saktësisht Vllaznia do të meritonte sërish Kupën e Republikës në vitin 1966 dhe më pas do të shpallej kampion në sezonin 1966-67. Një sukses I merituar I një grupi të talentuar basketbollistësh të drejtuar me shumë kompetencë nga I mirënjohuri Esat Haxhi. Sportistë të tillë si Renato Radoja, Luan Shatku, Zyhdi çoba, Nikolin Pali, Petrit Osmani, Asllan Gjyrezi, Nikolin Kovaçi, Agim Lahi,Vladimir Gjurba, Flamur Selmani e Roland Koka do mbesin gjatë në kujtesën e të gjithë amatorëve të këtij sporti. Këtë vit do fitohej edhe Kupa, e katërta në historinë e ekipit shkodran.
Më pas, në vend që këto suksese të vazhdonin, në fakt nuk do ndodhte kështu. Pavarësisht se tek Vllaznia do të kalojnë sërish sportistë të talentuar, si Refik Vorfa, Angjelin Shiroka, Avenir Kalaja, Agim Haliti, Xhelal Kalaja etj, për të koleksionuar një titull tjetër kampioni, duhej mbërritur në sezonin 1989-1990. Këtë rradhë është Petrit Osmani me një brez të shkëlqyer sportistësh që do bënte ligjin në sportin e koshit. Janë Mikel Gjoni, Sokol Kalaj, Korab Llazani, Marin Shestani, Hydajet Kotrri, Agustin Miculi, Astrit Zaganjori, Altin Shatku, Marin Lacuku e Bledar Gjeçaj.
Në vitet ’90 sukseset do vazhdojnë dhe do jenë më të mëdhatë në historinë e basketbollit shkodran. Janë edhe katër tituj kampioni  dhe tri Kupa Republike që do arrihen me protagonistë
Astrit Zaganjorin, Marin Shestanin, Bledar Gjeçaj, Beniamin Idrizi, Artomen çapaliku, Aleks Luli, Taulant Barbullushi, Altin Halili, për të vazhduar me Shkëlzen Haxhinë, Luan Ismailin, Andi Kadinë, Rubin Smakajn, Guido Ndojën e Adrian Nexhimin. Trajner është gjithnjë Petrit Osmani, njeriu I sukseseve të mëdha të basketbollit shkodran, qoftë si sportist por më shumë si trajner.
Një histori e mbushur me suksese për basketbollin e meshkujve: 6 tituj kampioni, 8 Kupa Republike, fitues I Spartakiadës së parë Kombëtare dhe I një Superkupe. Pa lanë mënjanë edhe disa suksese në arenën ndërkombëtare. Kështu në vitin 1967 Vllaznia ndeshet me ekipin “UTA” të Aradit (Rumani) dhe fiton 47-34. Në vitin 1969 Vllaznia merr pjesë në Kupën e Kupave të Evropës ku ndeshet me Gallatasarajin, me të cilën fiton një ndeshje dhe humbet tjetrën. Në vitin 1990 merr pjesë në kupën “Adriatik” që zhvillohet në Bari dhe zë vendin e dytë. Më pas do ketë sërish pjesmarrje në Kupat e Evropës në vitet 1990, 1993, 1994 dhe 1995.
Basketbolli ka qenë dhe do mbetet sport I elitës në Shkodër.

Baketbolli I femrave
Nga të dhënat që deklarohen, mendohet se femrat kanë luajtur për herë të parë basketboll në vitin 1934 në shkollën e Perashit por në mënyrë amatoreske e të paorganizueme.
Ato për herë të parë do merrnin pjesë në kampionat në vitin 1949 dhe menjëherë zënë vendin e dytë dhe këtë vend e zënë edhe një vit më pas. Emrat e basketbollisteve kanë qenë shumë të njohura dhe pikërisht ato të Marije Rranzit, Pina Vuka (Haxhi), Nini Karafili, Gjystina Paloka, Gita Vuka, Vitore Paloka,  GjylferePipa, Xhemalije Jakupi, Aneta Malgjini, Diamanta Pepa, Nedret Pipa, Nina Pici, Liti Pali, Lajde Koja, Suzana Laca, Kiara Pici, Meliha Haxhija, Vitore Daija, Sonja Ashta. Ata janë drejtuar me shumë kompetencë nga trajnerët Muhamet Sokoli, Mithat Abdurrahmani, Sandër Laca e Esat Haxhi.  Ky brez fiton Kupën e Republikës në vitin 1962. Ndërkohë në vitet ’70 do të dilte në skenë një brez tjetër basketbollistesh si Artenca Tufi, Bardhylka Beshiri, Leman Fani, Valdete Lipe, Xhane Gega, Belkize Këçiçi, Izabela Gera, Zyliha Ymeri, Belkize Bajrami etj të drejtuar nga trajneri Skënder Osmani. Në vitin 1979 Vllaznia fiton medaljet e arta në Spartakiadën e katërt Kombëtare, tashmë me trajner Valter Kalajën. Nga ana tjetër në vitin 1988 ky ekip fiton Kupën e Republikës me trajner Viktor Kçirën. Këtë rradhë pjesë e ekipit do jenë sportistet Xhuli Shestani, Marjeta Shutermeja, Fiorentina Mitku, Afërdita Rakaj, Myrafete Basha, Lumnije Sykja, Shefkije Lataj etj.
Ndërkohë pas viteve ’90, basketbolli I femrave në Shkodër ka patur shumë probleme. Nga mosekzistenca e ekipit tek krijimi dhe vështirësitë e shumta për të mbijetuar.