Historia e këtij sporti është shumë e hershme. Madje nëse për topin e futbollit përmendet viti 1905 si momenti kur filloi të luhej kjo lojë, për çiklizmin përmendet viti 1900 kur biçikletën e parë e solli në Shqipëri një person me emrin Cuk Skjapi. Një biçikletë me tre rrota. Por fillesa e vërtetë e çiklizmit në Shkodër përkon me vitin 1920, më saktë në maj, një vit pas krijimit të shoqnisë “Vllaznia”. Gara me itinerarin Shkodër- Koplik, 36 km e gjatë, është edhe e para garë në Shqipëri. Fituesi I kësaj gare të parë është Loro Nika. Në vitin 1922 do organizohej gara Shkodër- Tiranë dhe këtu fitues do ishte Gaspër Dabërdaku. Pas këtyre garave, do të lindte ideja për organizimin e një. Palok Nika do ishte padiskutim protagonisti kryesor I këtij Rrethi të parë çiklistik. Figura e këtij njeriu kësisoj fillon e merr përmasat e një personaliteti të sportit. Duke bashkëvepruar me 7 shoqëri sportive që ekzistonin në vitin 1925 në Shkodër, vendoset për nisjen e këtij Rrethi të parë. Data e fillimit të kësaj veprimtarie shumë të rëndësishme ende nuk është shumë e qartë pasi në disa vende jepet 28 gushti I këtij viti dhe diku tjetër 1 shtatori. Nejse. Asgjë nuk ka rëndësi para faktit se kjo garë me shumë etapa shumë vite më pas do të njihej si Rrethi I parë çiklistik për amatorët në Europë.
Rrethi I vitit 1925 do të kishte disa etapa dhe më mbi 1000 km të përshkruara. Protagonistët e atij Rrethi do ishin veta dhe pikërisht: Jonuz Gjylbegu, Rudolf Gurashi, Rrok Radoja, Lec Koliqi, Halit Golemi, Fadil Ulqinaku, Ali Haveriku, Guljem Koliqi, Agustin Rasha, Elez Maha, Lukë Mosi, Minir Begeja, Pashuk Tushaj, Lorenc Ndreka, Hysen Hoxha, Rrok Ndoja, Qazim Mesi. Kryegjyqtar I garës do ishte Palok Nika, Hysen Lohja gjyqtar sëbashku me Sezai Borshin. Shan Pici do ishte fotografi I këtyre garave falë të cilit na kanë mbërritur deri në ditët tona fotot e kësaj gare historike.
Pas ditë e ditë garish, do mbërrinim tek fundi I këtij Rrethi të parë çiklistik dhe fitues I tij do ishte Jonuz Gjylbegu.
Në vitet ’30 do zhvilloheshin disa gara të tjera ku Shkodrën apo më saktë Bashkimin Sportiv Shkodran (siç quhej ndryshe Vllaznia në këtë periudhë), do të evidentoheshin emrat e çiklistëve të tillë si Asllan Kamata, Ruzhdi Daca, Teufik Myftari, S.Perolli e S.Juka.
Rrethi I dytë çiklistik do të zhvillohej në vitin 1936. Ai do të përbëhej nga 11 etapa dhe pjesmarrës në të ishin 15 çiklistë të disa rretheve. Shkodra do të përfaqësohej në këtë Rreth me dy çiklistë: Gjovalin Ljarjen dhe Teufik Myftarin. Në përfundim të krejt Rrethit, Gjovalin Ljarja do të zinte vendin e dytë.

Pas çlirimit, do të nisnin menjëherë edhe garat e çiklizmit. Protagonist I këtyre viteve do jetë një emër, nga më të mëdhenjtë e Vllaznisë, pikërisht Fadil Muriqi.I pari I “dinastisë Muriqi”, asaj që do I jepte shumë çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Fadili do shpallej fitues I Rrethit Çiklistik për katër vjet me rradhë nga viti 1950 deri më 1953. Përveç tij spikat Gani Laçej, Shyqyri Gokaj etj.
Pas këtij brezi do dilte në skenë Gani Muriqi dhe më vonë edhe vëllai tjetër, Ruzhdiu që madje bëhet fitues edhe I Rrethit në vitin 1964. Bashkë me ta do dallohen në vite edhe sportistë të tjerë si Bardhyl Rroji, Xhelal Hebovija, Hilmi Lala, Zija Ulqinaku, Sami Ahmeti, Bahri Zmijani etj.
Ndërkohë me kalimin e viteve, sigurisht që çiklizmi shkodran përpiqet ta thotë fjalën e vet por jo ashtu siç duhet. Megjithatë emrat e tjerë që spikasin gjatë këtyre viteve janë ato të Sali Isufit, Gëzim Stricës, Drin Dashit, Fatmir Dibrës, Hamza Shpuzës, Sali Salihit, Anton Shestanit, Albert Palushit, Menduh Sheqerit, Hyrjan Pukës, Gëzim Meçanit, Gëzim e Agim Ferracakut, Sabri Sinori etj.
Duhej të vinin vitet ’80 që Vllaznia të dilte në skenën e çiklizmit shqiptar. Falë një brezi çiklistësh të rinj të talentuar dhe punës së trajnerit Gani Muriqi, do vinin edhe sukseset e mëdha. Agim Tafili, Brahim Sykja, Sytki Tafili do ishin emrat që për një dekadë të tërë, të “bënin ligjin” në Rrethet Çiklistike. Janë 5 tituj kampioni si ekip dhe 7 si individë. Sëbashku me ta janë edhe Fuat Muriqit, Sabaudin Hoxhës e Mehdi Selmanit.
Mbi të gjithë është një emër: Agim Tafili. Sportistë të tillë rrallë mund t’I vijnë Shkodrës dhe Shqipërisë. Një lider I vërtetë, kampion I parezistueshëm, kapiten dhe udhëheqës I rrallë I ekipit.
Në vitet ’90 do lindte një brez I ri. Edhe ai do mundohej të ndiqte rrugën e Tafilëve dhe Sykjes. Me në krye Leonard Kolën, ky brez sportistësh do t’ dhuronte Shkodrës edhe dy tituj të tjerë kampionë. Falë edhe England Qereshnikut, Gëzim Mllojës, Briken Dibrës, Aleksandër Lazrit.

Ekipet kampione të Vllaznisë në vite:
1982    , Brahim Sykja, Sytki Tafili, Agim Ferracaku. Trajner: Gani Muriqi
1984    Agim Tafili, Brahim Sykja, Sytki Tafili, Hyrjan Puka, Agim Ferracaku. Trajner: Gani Muriqi.
1985    Agim Tafili, Brahim Sykja, Sytki Tafili, Sabaudin Hoxha. Trajner: Gani Muriqi
1988    Agim Tafili, Brahim Sykja, Sytki Tafili, Fuat Muriqi, Sabaudin Hoxha. Trajner: Gani Muriqi
1989    Agim Tafili, Brahim Sykja, Sytki Tafili, Fuat Muriqi, Sabaudin Hoxha, Leonard Kola. Trajner: Ruzhdi Muriqi
1995    Selim Çelmeta, Leonard Kola, England Qereshniku, Briken Dibra, Gëzim Mlloja. Trajner: Ruzhdi Muriqi
1997    Leonard Kola, England Qereshniku, Gëzim Mlloja, Aleksandër Lazri. Trajner: Ruzhdi Muriqi.

Si individ: kemi Agim Tafili (6 herë), Fadil Muriqi (4 herë), Jonuz Gjylbegu (1 herë), Sytki Tafili (1 herë), Ruzhdi Muriqi (1 herë),