Rikthehet sërish sepse siç duket Veleçiku nuk mund të bëjë pa të. Besnik Duli është rikthyer sërish të drejtojë ekipin e futbollit koplikas për sezonin e ri futbollistik. Ka qenë presidenti Ramadan Lika ai që ka marrë një vendim të tillë dhe për rrjedhojë, trajneri Duli ka nisur nga puna për ngritjen e ekipit. Ajo çfarë konstatohet është largimi i disa titullarëve, mbi të gjitha i sulmuesit kryesor të Gazmir Kurtaj. Kësisoj gjërat tashmë janë disi më të komplikuara megjithatë sportdashësit e Malësisë së Madhe besojnë tek Besnik Duli.