Tim Viese ndoshta nuk është një emër shumë i dëgjuar por tifozët e futbollit gjerman e njohin mirë duke qenë se ka zhvilluar 6 ndeshje me Kombëtaren gjermane dhe është aktivizuar me skuadra të ndryshme në Gjermani, duke përfshirë këtu edhe Verder Bremenin.

Në sezonin 2005 ai u transferua te Verderi ku qëndroi plot 7 sezone, duke zhvilluar në total 194 ndeshje por mesa duket, ka gjetur një sport që i përshtatet më shumë.

Pas largimit nga Verderi, ai vendosi të merrej me “Body Building” dhe më vonë, kaloi në sportin e keçit, “Wrestling”. Në këtë sport, Viese njihet me nofkën “The Machine” dhe është një nga më të mirët tashmë teksa debutimin e kishte në datën 3 nëntor të vitit të shkuar. Si futbollist, ai ka fituar Kupën e Ligës në Gjermani, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën./VipSport/