Situatë e çuditshme për portierin Andrej Lunin, ukrainasi që konsiderohet si një nga talentet që mund të bëjë histori në këtë repart.
Prej 3 vitesh është pjesë e Realit të Madridit (edhe i huazuar), por këtë herë duket se është momenti i duhur për të bërë debutimin me fanellën madrilene.
Nuk ka luajtur asnjë minutë në kompeticionet zyrtare dhe të mërkurën në Kupën e Mbretit mund të bëjë debutimin pas 943 ditësh.