Dëmtimi i pësuar nga Pol Pogba para fillimit të këtij sezoni, duket se do të zgjatë shumë më tepër se sa mendohej.
Vendimi për të mos u operuar para Botërorit dhe rikthimi i situatës së problemeve fizike të francezit, vazhdojnë që ta lënë jashtë fushave, dhe tani Alegri nuk bën më plane me francezin në radhët e skuadrës.
Sot, në konferencë për shtyp, ai ishe i qartë sa i përket rikthimit të “Oktapodit” nën urdhrat e tij dhe në gatishmëri për një ndeshje futbolli.
“Pogba nuk mund të grumbullohet, në këto momente është në infermieri. Më vjen keq ta them por është realiteti. Po punon që të kthehet në dispozicion, por nuk di të them se kur mund të kthehet. Ndoshta pas 20 ditësh, nuk e di.
Menisku i jashtëm është shumë problematik pasi derisa gjuri nuk gjen vendin e duhur, të jep shqetësime herë pas herë. Po ndiqet me kujdes. Po punon dhe po bën maksimumin e mundshëm por për momentin nuk është në dispozicion”, tha trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes që skuadra e tij luan kundër Fiorentinës këtë të diel.