Momenti i shumë pritur erdhi dhe për kombëtaren e Brazilit, e cila mbrëmjne e sotme do të zbresë në fushën e lojës për t’u ndeshur me Korenë e Jugut. Ndehsja e cila do të zhvillohet në stadiumin “974”, duke startuar në orën 20:00, do të jetë e fundit për këtë stadium.

Clement Turpin, do të jetë gjyqtari i njohur francez që do të vendosë drejtësinë në këtë ndeshje. Brazili pas humbjes së fundit ndaj Kamerunit, shpreson të ketë lënë pas rezultatet negative.

Korea e Jugut, ka surprizuar përsëri me formën e mirë të treguar në fazën e grupeve, ku grumbulloi 4 pikë që i dhanë të drejtën të kalonte në turin tjetër.

Aktivizimi i Neymar si titullar ne formacionin e Brazilit padyshim qe eshte nje lajm shume i mire per trajnerin Tite dhe sulmuesi i PSG pritet ta udheheqe skuadren e tij drejt çerekfinales

Formacionet zyrtare: