Vllaznia do te luaje mbremjen e se merkures ne “Air Albania” ndaj Tiranes finalen e Superkupes. Nje ndeshje qe pritet me shume interes ne Shkoder dhe me gjere. Duke folur ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” radiokronisti i njohur Edmond Dibra e vlereson se tepermi kete sfide, por sipas tij, kuqeblute do jene me prane fitores.

“Kete ndeshje e presimm me shume emocione. Kampionati Boteror eshte ne kulmin e tij, por Vllaznia eshte Vllazni. Ajo eshte tjeter gje, eshte adrenaliza, eshte dashnia e shpirtit. Gjithmone sfidat e saj me Tiranen kane dhuruar emocione dhe jo me kot konsiderohet klasikja e futbollit shqiptar.

Interesimi ne rradhet e tifozerise shkodrane duket i jashtezakonshem sepse jane vete emrat e skuadrave qe do te ndeshen ne kete finale, qe i ngacmojne ata per te qene te pranishem mbremjen e se merkures ne “Air Albania”.

Une do te kisha nje keshille per futbollistet e Vllaznise: Ta ndjejne shume peshen e rende te fanelles qe ata do te mbajne te veshur sepse tifozet perballe rivalit te tyre te perjetshem kerkojne fitore. Une e konsideroj nje ndeshje shume te veshtire, por mendoj se Vllaznia nuk do te gaboje me siç beri dy vjet me pare ndaj Teutes ne Elbasan.

Jam i bindur se kete here do te jete ndryshe dhe mbremjen e se merkures do te kete nje feste te madhe te tifozerise kuqeblu, fillimisht ne Tirane dhe me pas ne Shkoder”- eshte shprehur Dibra.

Prononcimin e plote te radiokronistit te njohur mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: