4 sportiste shkodrane jane nderuar me medalje ne Kampionatin Ballkanik te taekondose qe u zhvillua ne datat 3-4 dhjetor ne qytetin e Durresit duke treguar nje forme shume te mire sportive.

Ekipi i Vllaznise eshte perfaqesuar ne kete aktivitet te rendesishem me 8 sportiste te cilet kane qene pjese e ekipit tone kombetar, nderkohe qe ne kete kampionat Ballkanik kane marre pjese ne total 435 garues nga 9 shtete.

Keshtu Reina Spatari ka konkurruar ne kategorine kadete ne peshen -44 kg dhe eshte renditur e dyta duke merituar ne kete menyre medaljen e argjendte. Po ne kategorine kadete, Menida Meta eshte renditur e dyta ne peshen -33 kg dhe po ashtu edhe Edrit Coka ne peshen -41 kg. Nderkohe ne kategorine juniore ka konkurruar Isra Meta e cila ka marre medalje bronzi ne peshen -46 kg.

Nderkohe pavaresisht perpjekjeve, nuk kane arritur te futen dot ne zonen e medaljeve sportistet Aron Duka qe ka konkurruar ne kategorine kadete ne peshen -45 kg, Irsa Osmanagiq, junior ne peshen -55 kg, Esad Malaj junior ne peshen -63 kg dhe Nejla Uruçi senior ne peshen -57 kg.

Sigurisht qe kater medaljet e fituara nga taekondistet e Vllaznise jane frut i punes se mire te bere prej kohesh ne stervitje nga keto sportiste dhe trajneri Elion Puka me stafin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/