Sezonin e kaluar ishte ekipi i pare i Vllaznise qe e humbi titullin kampion per shkak te golaverazhit dhe e njejta gje ndodhi edhe sot me ekipin U19 te klubit shkodran i cili humbi titullin kampion i Grupit A vetem per pune te golave.

Skuadra e drejtuar nga Vioresin Sinani ka bere detyren duke e fituar ndeshjen e fundit te fazes se trete te kampionatit, ate ndaj Shkendise se Tirane me rezultatin e thelle 5-1.

Takimi eshte luajtur mesditen e sotme ne Kamez dhe eshte dominuar nga kuqeblute. Ata kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 28-te me ane te mbrojtesit Flori Spahija qe goditi sakte me koke nje top te ardhur nga kendi.

Me pas do te shenonte edhe mbrojtesi tjeter Xhuljan Kapllani dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-0 per Vllaznia U19. Ne pjesen e dyte do te shenonte William Cungu golin e trete dhe me pas, Shkendia shenon te vetmin gol me ane te Laçkes.

Vetem kaq per vendasit sepse shkodranet do te shenonin edhe dy gola te tjere, fillimisht me ane te Antonio Delajt dhe me pas me Mirsad Zanin. Perfundimisht 5-1 per Vllaznia U19 e cila eshte ngjitur ne kuoten e 37 pikeve.

Ajo ka po aq sa edhe Partizani i cili ne fakt u shpall kampion i grupit A per shkak te golaverazhit me te mire. Te kuqte e kane ate 67-25, ndersa Vllaznia 59-28 dhe si rrjedhoje detyrohet te mjaftohet me vendin e dyte.

Por per ta asgje nuk ka mbaruar sepse kuqeblute do te jene ne fazen play-off ku padyshim qe do te tentojne deri ne fund fitimin e titullit kampion te Shqiperise per kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/