Vllaznia ne basketboll per te reja ia del te shpallet serish kampione e Shqiperise, nje titull ky qe fitohet per te dytin vit me rradhe nga vajzat shkodrane.

Faza finale e kampionatit U18 eshte zhvilluar dje dhe sot ne qytetin e Permetit dhe Vllaznia fillimisht eshte ndeshur ne gjysmefinale ndaj ekipit te Tiranes te cilin e ka mundur lehtesisht me shifrat 85-58.

Me kete fitore ajo siguroi te drejten per te dale ne finale ku u ndesh me ekipin vendas “The Roses” te Permetit. Ka qene nje ndeshje shume e forte dhe e luftuar nga fillimi e deri ne fund.

Kane qene vajzat shkodrane qe e kane udhehequr vazhdimisht rezultatin, por ne minutat e fundit permetaret e kane shtuar perpjekjen e tyre per ta kthyer ate ne favorin e tyre, por nuk ia kane dale. Vllaznia ka fituar 80-79 duke u shpallur kampione e Shqiperise edhe per kete sezon.

Pas perfundimit te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te medaljeve dhe e kupes per ekipin kampion. Ka qene vete presidenti i FSHB-se Avni Ponari ai qe i ka dorezuar ato dhe me pas ne kampin shkodran ka shperthyer festa.

Nje suksese mese i merituar i ketyre vajzave te talentuara, duke filluar nga Anisa Bokrina, Melida Hykaj, Medina Hykaj, Anisa Musaja, Sara Murçaj, Ersa Cekaj, Belma Mekuli, Elsa Habili, Emine Handraj dhe Rumejsa Haka, te cilat bashke me trajneren e tyre Medina Mustafa treguan edhe njehere tjeter se jane kampione te padiskutueshme te Shqiperise per te dytin vit me rradhe.
Gjergj KOLA