Ish-lojtarja e kombëtares gjermane, Inka Grings do të drejtojë skuadrën e meshkujve të SV Straelen. Ishte një nga futbollistet femra më të forta gjermane duke shënuar shumë gola, por Grings do të thyej dhe një tabu në Gjermani.

Inka Grings ish-bomberja e Duisburg, Zurich, Koln dhe Chicago Red Starts si dhe kombëtares gjermane duke fituar 3 Europiane dhe duke shënuar 64 gola në 94 ndeshje do të bëhet e para trajnere femër që do të drejtojë një skuadër meshkujsh në Gjermani.

Grings ka gjetur akordin me skuadrën SV Straelen që militon në Divizionin e 4-të në Rajonin e Perëndimit.

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar këtë ofertë”, u shpreh Grings në fjalët e para si trajnerja e SV Straelen./newsport/