Dy janë rastet e djeshme që shënohen në ndeshjen Kukësi-Vllaznia. Një gol i anuluar dhe një karton i kuq i anuluar. Gjyqtari ka qenë i saktë te goli i anuluar, por jo te kartoni i kuq. Juxhin Xhajën e shpëton teknologjia.

MINUTA e 46-të – Rasti më i diskutueshëm i sfidës ishte ai i minutës së 46-të, ku Salamit të Kukësit i anulohet një gol për prekje të topit me dorë. Afër aksionit Juxhin Xhaja sheh që pas përplasjes së topit në tokë, ka prekur dorën e majtë të sulmuesit, ndaj duket vendim i drejtë. Konfirmim që vjen edhe nga sistemi VAR.

MINUTAT 54′-59-të – Duka i ndërhyn Grudës nga mbrapa dhe si lojtar i fundit del me të kuqe. Ndërhyrja nuk mungon dhe Xhaja i jep të kuqen, por thirret nga VAR për ta riparë atë, me gjyqtarin që e sheh disa herë me qetësi.

Vendim që merr afro pesë minuta kohë për t’u marrë që nga momenti i ndërhyrjes dhe kur u dha vendimi final. Në fund, kryesori e cilëson si ndërhyrje të saktë, teksa topi duket se është prekur nga mbrojtësi i Kukësit.