Interi është shpallur sot kampon i Italisë për herë të 20 në historinë e vet, me një ndeshje që do të kujtohet gjatë në fushën e Milanit. Një titull nuk ishte vendosur asnjëherë më parë në derbin e Milanos dhe sot zikaltrit e bënë realitet.

Skuadra e Inzagit dominoi duelin e sotëm dhe vulosi fatet e sfidës falë golave të Açerbit në pjesën e parë dhe të Turam në të dytën. Gabia zgjoi në fund vendasit, por ishte shumë vonë për të tentuar një përmbysje.

Ndaj me vërshëllimën përfundimtare, Interi festoi titullin e 20 në historinë e vet, duke parakaluar pikërisht kushërinjtë.

MILAN-INTER 1-2

80′ Tpomori / 18′ Açerbi, 49′ Turam