Ka provuar te luaje per Vllaznine B, me pas me Murlanin, Orikun dhe se fundi me Basanian. Me kete te fundit arriti suksesin e pare, ngjitjen nje kategori me lart dhe kuptohet qe edhe ai ka dhene kontributin e tij ne zenien e vendit te pare ne grupin B. E kemi fjalen per mbrojtesin shtatelarte Olsi Shema.

Edhe dje ne sfiden e fundit te kampionatit ndaj Arnises, ai beri me te miren e tij dhe ne fund padyshim qe ka gezuar bashke me shoket e ekipit, stafin teknik dhe drejtuesit sepse objektivi u arrit dhe Basania tashme eshte ne kategorine e dyte.

‘Kemi provuar emocione të tilla edhe më parë, por kur arrin një sukses të tillë të duket si herë e parë. Falenderoj të gjithë stafin, presidencën që na kanë mbështetur edhe gjatë momenteve më të vështira.

Presim finalen që do të zhvillohet në Tiranë dhe besoj që do të arrijmë fitoren. Basania ka të veçantë familjarizimin mes lojtarëve dhe stafit dhe e gjithë kjo ka ndikuar te përformanca në fushë’- eshte shprehur mbrojtesi Olsi Shema.

Te plote prononcimin e futbollistit te Basanias mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: