Tek Vllaznia i kane perqendruar te gjitha forcat tek ndeshja e se merkures per kupe ndaj Egnatias. Kuqeblute do te bejne çmos qe te permbysin shifrat 0-1 te ndeshjes se pare ne Rrogozhine dhe padiskutim qe do te tentojne kualifikimin per ne finalen e Kupes se Shqiperise edhe per kete sezon.

Por nderkohe, perpos pergatitjeve te ekipit, edhe drejtuesit e klubit jane fokusuar maksimalisht tek sfida e pas dy diteve qe do te startoje ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Ata kane nisur punen per te sjelle sa me shume tifoze ne shkallet e stadiumit qe do te jene nje mbeshtetje e madhe e skuadres ne perpjekjet e saj per t’u kualifikuar. Dhe nje hap qe kane hedhur ne kete drejtim, eshte ai i hapjes se njeres prej tribunave te stadiumit.

Sipas njoftimit te sotem per nisjen e shitjes se biletave te kesaj ndeshje, behet e ditur se klubi Vllaznia ka vendosur qe hyrja e tifozeve ne tribunen C (ate ku qendrojne tifozet e grupimit “Vllaznit Ultras”) te jete falas. Kjo sigurisht qe do te jete nje bonus jo i vogel per tifozet qe ne kete ndeshje mendohet te jene me te shumte ne numer se ne ndeshjet e tjera./www.shkodrasport.com/