Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit 2022. Skuadra e drejtuar nga Luis Van Gal ka fituar pa shumë vuajtje përballë SHBA, duke konfirmuar se është një skuadër cinike kur është e nevojshme.
 

Amerikanët ishin ata që tentuan në minutat e parë të gjenin golin, por holandezët tundën rrjetën me mundësinë e parë që iu krijua, kur Dumfris pasoi saktësisht për Depaj. SHBA u përpoq të reagonte por në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i 2-0 me të njëjtin skenar, por me Blind që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, loja foli më shumë për ekipin e SHBA, që ia doli të shkurtonte diferencën me Rajt. Por përsëri ata u goditën shpejt nga Dumfris i cili çoi rezultatin në 3-1, shifra që nuk ndryshuan më deri në fundin e duelit, duke zyrtarizuar kualifikimin e mëtejshëm të “tulipanëve”.

HOLANDË-SHBA 3-1
10′ Depaj, 45’+1′ Blind, 81′ Dumfris / 78′ Rajt