HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHristov, ja sulmuesi që nisi sot stërvitjen me shkodranët

Hristov, ja sulmuesi që nisi sot stërvitjen me shkodranët

Vllaznia ka arritur akordin me Hristov, por nuk bëhet fjalë për Ventsislav Hristov, i cili ka luajtur për Skënderbeun në të kaluarën.

Lojtari me të cilin Vllaznia ka arritur marrëveshjen është Simeon Hristov, i cili vjen nga Maqedonia e Veriut. Ky i fundit deri në këtë fazë të sezonit ka luajtur me Borec Veles, ku ka arritur të shënojë 3 gola në 15 ndeshje të zhvilluara.

Futbollisti është bashkuar ditën e sotme me ekipin e Mirsad Jonuz, dhe shpreson të tregojë një paraqitje të mirë, për të arritur edhe objektivat e klubit.

Ende nuk ka nje informacion nese lojtari do te jete ne prove apo do te bisedohet menjehere per firmosjen e kontrates. Fakti qe Hristov vjen nga Maqedonia e Veriut, do te thote se ate do ta njohe mire trajneri Jonuz dhe per kete arsye, gjasat jane qe ai te firmose per kuqeblute.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments