E konfirmojne edhe tek Vllaznia. Pjesa e saj qe nga dita e sotme eshte bere nje tjeter futbollist maqedonas. Pas Mevlan Adilit, lojtari i rradhes qe mund te firmose per kuqeblute eshte sulmuesin Simeon Hristov.

Per momentin ai ka nisur stervitjen me ekipin por ne ditet ne vijim me shume siguri do te vije edhe firma ne kontrate ngaqe aprovimi i stafit duket i sigurte ngaqe trajneri Jonuz e njeh si futbollist.

Ne njoftimin e klubit shkodran, flitet edhe per seancen e pare stervitore ne Oher ku shkruhet:

“Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar të parën seancë stërvitore në Ohër. Stafi teknik i ka kushtuar më shumë rëndësi përgatitjes fizike të futbollistëve ndërkohë që duhet thënë se me kontigjentin e lojtarëve që është nisur mëngjesin e sotëm nga Shkodër është bashkuar edhe një futbollist tjetër.

Bëhet fjalër sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov. 27 vjeçari që në sezonin e fundit ka luajtur Fk Borec Veles, ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit dhe në ditët në vijim, pasi të jetë dhënë edhe OK-i i stafit teknik, do të ulet e të bisedojë me drejtuesit e klubit për kushtet e kontratës dhe detaje të tjera.

Ditën e nesërme ekipi do të zhvillojë dy seanca stërvitore, paradreke në orën 11.00 dhe pasdreke në orën 18.00.
© vllaznia.al