Pasditen e sotme është mbyllur gjithçka. Belajdi Pusi ka tërhequr dokumentacionin nga Vllaznia dhe është një futbollist i lirë. Ka nisur kontaktet dhe ofertat nuk i mungojnë megjithatë po sheh atë që mund t’i pështatet më mirë, ajo që i garanton më shumë minuta sepse ka nevojë të luajë ngaqë është vetëm 21 vjeç. Pusi ka pranuar të flasë për “Shkodra Sport” dhe të shpjegojë ndarjen nga Vllaznia:

– Pusi tashmë jeni larguar nga Vllaznia. Ishte një kërkesë e juaja kjo?

– Po, ishte një kërkesë e imja sepse jam i ri dhe kërkoj sa më shumë minuta në dispozicion për të luajtur dhe shpresoj që të gjej një ekip ku të shfaq cilësitë e mia.Largimi nga Vllaznia nuk ishte i lehte per mua, por dua me shume hapesire dhe per momentin ajo nuk ma ofronte kete gje.

– Një ndarje paqësore me Vllazninë?

– Arritëm një marrëveshje me drejtuesit dhe unë dua t’i uroj suksese Vllaznisë.

– Cilat janë tashmë planet tuaja për të ardhmen?

– Tani dola lojtar i lirë dhe shpresoj të gjej një ekip ku të tregoj siç e thashë edhe më lart, vlerat e mia, të shënoj sa më shumë gola dhe ndoshta një ditë do të kthehem përsëri tek Vllaznia. Ajo është ëndrra jonë, është ëndrra e çdo shkodrani.

– Ka ndonjë ofertë konkrete deri tani apo thjesht kontakte?

– Për momentin nuk kam asgjë konkrete por vetëm kontakte. Pres që të zgjedh ofertën më të mirë dhe më pas do të shikoj.
© shkodrasport.com