Armand Duka “hap zemrën” në mediat italiane dhe mes rreshtave zbulon edhe lajme të rëndësishme. Së pari, sipas presidentit të FSHF-së, kapiteni i ri do të jetë Hysaj, çka duket se është marrë vendimi përfundimtar për të ardhmen e Mavrajt.

Ai pohon se Panuçi jo vetëm që e ka zhgënjyer, por edhe e ka prerë në besë pasi u largua. “Më hidhëroi kur më kërkonte edhe shpërblimet pasi u shkarkua”, thotë Duka ndër të tjera në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, duke i thurur elozhe më pas të gjithë lojtarëve që luajnë në Serinë A.

“U besojmë shpesh trajnerëve italianë sepse janë mjeshtra të taktikës dhe të disiplinës. Talentet tona më të mëdha luajnë në Serinë A dhe kjo i ndihmon që të rriten”. Po rritet mësë miri Marash Kumbulla, 20 vjeç, mbrojtës, talent që i është rritur vlera nga Verona dhe që Edi Reja e projekton si të ardhmen e mbrojtjes. Sot është pjesë e bebi-merkatos.

Kumbulla është profili i lojtarit shqiptar me më shumë të ardhme. Është 20 vjeç, po bën gjëra të mira te Verona, është rritur tek moshat e këtij klubi dhe është thirrur nga trajneri Reja, madje ka debutuar duke luajtur disa minuta.

Është i destinuar për të qenë një lojtar i madh. Është i fortë taktikisht, fizikisht dhe ka karakter të mirë. Tek Verona është edhe Rrahmani, ka luajtur me Shqipërinë, por më pas vendosi të zgjedhë Kosovën.

Hysaj është kapiteni ynë, është lojtari me më shumë eksperiencë dhe shpresojmë që të sërish hapësira tek Napoli. Me Ançelotin luajti shumë pak. Gjimshiti është një lojtar i mirë, luan në Champions dhe kjo nuk është pak për ne. Strtakosha dhe Berisha janë të fortë dhe vënë në vështirësi zgjedhjeje trajnerin Reja. Por në Serinë B është edhe Veseli me Empolin.