Barazimi i fundit ndaj Teutes zbriti edhe njehere ne vendin e katert te klasifikimit Vllaznine dhe tashme, ne rast mos fitoreje ne ndeshjen e rradhes ndaj Partizanit, do te vendosej ne rrezik serioz objektivi titull. Keshtu, duke qene se ekipet qe luajne per kreun javet e fundit nuk kane marre fort rezultate pozitive, ne nje fare menyre ka mbajtur serish ne loje shkodranet e drejtuar nga Mirel Josa.

Gjithsesi, per kuqeblute nuk ka mbaruar praktikisht asgje, sepse edhe ne rast te nje rezultati pozitiv, serish nuk do ta arrijne kreun. Prandaj, tashme ekipi do te perpiqet te rikuperoje sa te mundet ne takimet ne vijim, madje qe ne sfiden e rradhes ndaj Partizanit.

Ne situaten ku ndodhet, Vllaznia nuk vjen ne momentin me te mire. Gjithsesi, edhe pse situata nuk eshte ne favor te ekipit te Joses, ne Shkoder shpresojne te shfrytezojne faktorin fushe dhe me mbeshtetjen e tifozeve te arrijne te rezultati pozitiv.

Edhe pse Vllaznia kete sezon eshte nje skuader qe lufton per Europen, duke iu referuar klasifikimit, paraqitjeve te ekipit dhe deklaratave te trajnerit Josa, serish behet fjale per nje ekip qe ka pritshmeri te larta.

Edhe ne merkaton e janarit, drejtuesit me ne krye presidentin Alban Xhaferi u treguan aktive per te perforcuar ekipin me afrimin e sulmuesit shkodran Bekim Balaj dhe me pas, per ta ngritur njehere e mire ne zonen e kreut te renditjes.

Megjithate, deri me tani nje gje e tille nuk ka ndodhur dhe prandaj, drejtuesit dhe presidenti Alban Xhaferi presin qe ekipi te mos i lere llogarite per titullin apo Europen deri ne javet e fundit, sic ka ndodhur dy sezonet e kaluara.

Per kete arsye, edhe skuadra e vuan presionin, per vete faktin qe po luan per nje objektiv madhor, te cilin kane veshtiresi per ta arritur. Te pakten, nga situata qe eshte pare deri me tani.

Gjithsesi, ne klub presin kthesen e menjehershme dhe nje fitore me Partizanin, pervec pikeve te vlefshme per renditjen, do t’i jepnin edhe nje shtyse morale per vazhdimesine, duke marre ne konsiderate faktin se behet fjale edhe per nje rival direkt. Vllaznia e ka treguar edhe gjate ketij sezoni se mund te fitoje ndaj cdo kundershtari dhe ne cdo fushe, prandaj le te presim dhe te shohim se cfare do te ndodhe ne ndeshjen e se shtunes.
Maringlen ZHIVANI