Nese flasim per historin e mundjes ne Shkoder dhe Shqiperi, nje nga emrat qe kurrsesi nuk mund te anashkalosh, eshte edhe ai i Sait Fishtes. Kampioni i padiskutueshem i shume viteve, fituesi i sa e sa trofeve te tjera ne peshat e renda, eshte nje emer qe edhe sot e kesaj dite gezon nje respekt te jashtezakonshem jo vetem ne rradhet e komunitetit te mundjes, por edhe tek sportdashesit qe jane mahnitur nga ndeshjet e tij ne tapet. Po cila eshte karriera e tij sportive:

Sait Fishta ka lindur me 18 nentor 1960. Me sportin e mundjes do te lidhej ne vitin 1976 kur fillon stervitjen me ekipin e klasikes te te rinjve me trajner Sul Ramen. Ky i fundit pikas menjehere nje djalosh me nje trup shume te formuar dhe nis te merret menjehere me te.

Ne vitin 1978, merr pjese ne kampionatin kombetar per te rinj qe zhvillohet ne Vlore. Ai konkurron ne peshen e nente, ate -87 kg dhe ze vend te pare duke u shpallur kampion kombetar per kete grupmoshe. E njejta gje edhe ne vitin 1979.

Ne vitin 1980 nis sherbimin ushtarak dhe behet pjese e Dinamos dhe ne garat e Kupes se Republikes qe kete vit zhvillohen ne Durres duke konkurruar ne peshen -100 kg ze vendin e pare.

Ne vitin 1981 ne finalet e Kupes se Republikes qe zhvillohen ne muajin maj, konkurron ne peshen e nente, ate -100 kg dhe ze serish vend te pare duke perfaqesuar Dinamon, trofe ky qe ishte i dyti rradhazi per te.
Po kete vit ne garat e kampionatit kombetar individual si mundes i Dinamos shpallet kampion kombetar.

Ne vitin 1982 rikthehet te Vllaznia dhe shpallet serish kampion ne garat e kampionatit kombetar individual qe u zhvilluan ne muajin nentor ne Durres. Ai konkurroi ne peshen e nente, ate -100 kg.

Ne vitin 1983, ne garat e finaleve te Kupes se Republikes qe u zhvilluan ne muajin maj ne Berat, duke perfaqesuar Vllaznine ze vendin e dyte ne peshen e tij. Ne muajin nentor, ne garat e kampionatit kombetar individual qe u zhvilluan ne Vlore, ze vend te pare dhe shpallet kampion kombetar ne peshen -100 kg.

Ne vitin 1984 ne finalet e Kupes se Republikes qe zhvillohen ne muajin prill ne Durres, ne peshen e dhjete ate + 100 kg ze vend te pare. Ne finalet e Spartakiades Peste Kombetare qe u zhvilluan ne muajin tetor ne Shkoder, konkurron po ne kete peshe dhe ze vend te pare duke merituar medaljen e arte. Po ne vitin 1984, ne garat e kampionatit kombetar individual qe u zhvilluan ne muajin dhjetor ne Tirane shpallet kampion kombetar ne peshen -100 kg.

Ne vitin 1986 shpallet kampion kombetar ne peshen -100 kg, ne garat e kampionatit kombetar individual te zhvilluara ne muajin dhjetor ne Shkoder. Po ashtu ze vend te pare edhe ne garat e Kupes se Republikes te zhvilluara ne muajin prill ne Elbasan.

Ne vitin 1987, ne garat e kampionatit kombetar individual te zhvilluara ne muajin nentor ne Tirane, konkurron ne peshen e tete, ate -90 kg dhe shpallet kampion kombetar i kesaj peshe. Ndersa ne finalet e Kupes se Shqiperise te zhvilluara ne muajin mars ne Tirane, ze vendin e trete.

Ne vitin 1988, ne garat e kampionatit kombetar individual te zhvilluara ne muajin dhjetor ne Vlore, ze vend te pare ne peshen -100 kg dhe shpallet kampion kombetar.

Ne vitin 1989, ne finalet e Kupes se Republikes qe u zhvilluan ne muajin mars ne Vlore, ne peshen -100 ze vendin e pare. Po ashtu vend te pare do te zinte edhe ne garat e kampionatit kombetar individual qe u zhvilluan ne muajin shtator ne Durres, po ne peshen -100 kg, ze vendin e pare dhe shpallet kampion kombetar. Po kete vit, do te zhvilloheshin edhe finalet e Spartakiades se VI Kombetare dhe Sait Fishta do te zinte serish vendin e pare dhe do te meritonte medaljen e arte.

Ne vitin 1990, ne kampionatin kombetar individual qe u zhvillua ne muajin dhjetor ne Vlore, konkurroi ne peshen e nente, ate -100 kg dhe ze vendin e pare duke u shpallur kampion kombetar.

Ndersa ne vitin 1991, ne garat e kampionatit kombetar individual do te zinte vendin e dyte, ndersa ne kampionatin e vitit 1993, vend te trete dhe ketu do te mbyllej karriera e tij sportive.


KARRIERA SPORTIVE:

– Kampion kombetar per te rritur me Dinamon 2 here (1980, 1981)

– Kampion kombetar per te rritur me Vllaznine 9 here (1982, 1983, 1984, 1986, 1986, 1987, 1988, 1989, 1990)

– Kupa te Republikes me te rritur me Dinamon 2 here (1980, 1981)

– Kupa te Republikes me te rritur me Vllaznine 6 here (1982, 1984, 1985, 1986, 1987, 1989)


STARTAKIADA KOMBETARE

VITI 1984 Medalje ari

VITI 1989 Medalje ari

NDERIMET

Sait Fishta eshte nderuar me titujt “Mjeshter Sporti”, “Mjeshter i Merituar Sporti”. Me pas me rastin e 100 vjetorit te SK Vllaznia eshte nderuar me “MIRENJOHJE” nga Bashkia Shkoder si “Sportisti i Shekullit” i Sk Vllaznia.

Eshte dekoruar nga Federata Shqiptare e Mundjes me titullin “Nderi i mundjes shqiptare”.

– Eshte nderuar nga Presidenti i Republikes Ilir Meta me titullin “Mjeshter i Madh”, per rezultate shume te larta ne sportin e mundjes.
Pergatiten:
Bajram AGOVI
Gjergj KOLA