Besëlidhja ka marrë vetëm 1 pikë në 180 minutat e fundit, çka e ka larguar ndjeshëm ekipin nga kreu. Kaq ka mjaftuar që Sinan Bardhi të mendojë largimin nga stoli i lezhjanëve.
Trajneri e ka deklaruar hapur këtë pas ndeshjes, ndërsa u shpreh se do të ulet me presidentin.
“Loja u zhvillua e barabartë nga të dyja ekipet. Kundërshtari na goditi që në fillim, ndërkohë që ne nuk u kundërpërgjigjëm dot. Unë do të shoh pozicionin tim.
Mendoj që nuk do të jem më trajner i Besëlidhjes. Diçka nuk funksionon mirë në ekip. Ndoshta me një trajner tjetër, Besëlidhja mund të shkojë aty ku e meriton.
Me fillimin e javës do të ulem me presidentin për të diskutuar mbi këtë”, tha tekniku, që sot pritet që të ulet me Gjok Nokën dhe flas për të ardhmen.


